Luftërat

Ballkanike

Raporte konsullore

britanike nga

Maqedonia në vitet e

fundit të Perandorisë

Osmane

Përgatitur për botim nga Robert Elsie dhe Bejtullah Destani Përktheu nga anglishtja Majlinda Nishku dhe Ilir Nishku ISBN  978-9989-58-509-8 Logos-A, Skopje 2013 439 pp. Në vitin 1912 po dukej qartë se Perandoria Osmane - fuqia e madhërishme që kishte sunduar një pjesë të madhe të Evropës Juglindore dhe Lindjes së Mesme për gati pesë shekuj kishte marrë tatëpjetën. Rënia e saj kishte ndodhur gradualisht, por aty rreth viteve të para të shekullit të njëzetë shembja e asaj bote të fuqishme, që një herë e një kohë ishte shtrirë deri tek portat e Vjenës, po dukej gjithnjë e më e pashmangshme. Shtetet e reja te Ballkanit - Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia - bashkuan forcat e tyre në Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913) për të sjellë rrënimin e saj. Por, me ta shtënë fitoren në dorë, ata menjëherë iu hodhen në fyt njëri-tjetrit. Kaosi i shkaktuar nga dy Luftërat Ballkanike nuk qe askund tjetër më i dukshëm dhe më i tmerrshëm se sa në Maqedoni. Ushtritë që përparonin dhe tërhiqeshin, shkaktuan shkatërrime të parrëfyeshme nëpër fshatra dhe, si pasoje e mosfunksionimit të rendit dhe të ligjit, banda të armatosura grabisnin dhe terrorizonin popullatën civile. Ky vëllim përmban 83 dërgesa dhe raporte konsullore, të zgjedhura dhe të redaktuara, që iu dërguan Foreign Office në Londër (kryesisht Sekretarit të Shtetet për Punët e Jashtme, Edward Grey), të cilat fokusohen tek ngjarjet në Maqedoni gjatë Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913 dhe më pas. Të hartuara në pjesën me të madhe nga Charles Greig, zëvendës konsull britanik në Manastir (që tani njihet edhe si Bitola), ato tregojnë vuajtjet e pashembullta në këtë rajon të Ballkanit të jugut në vitet në prag të Luftës se Parë Boterore. Ndër të tjera, Greig-u u përpoq të vinte në dukje padrejtësitë që po i bëheshin popullatës myslimane në qytetin e Manastirit dhe zonat përreth nga forcat fitimtare dhe grupet e popullatës së krishterë. Raportet e tij dhe të zyrtarëve të tjerë konsullorë na ndihmojnë të njihemi dhe të kuptojmë më mirë realitetet e shkaktuara nga flakët e luftes në Ballkan dhe pasojat e tyre në zonën e Manastirit. Si rrëfim i një dëshmitarit okular, i pranishëm në vendin ku po zhvilloheshin ngjarjet, ky vëllim përbën një burim të çmuar për historianët që studiojnë Evropën e shekullit të njëzetë, periudhën në prag të Luftës së Parë Botërore dhe rënien e Perandorisë Osmane.
Robert Elsie